Facebook Share Youtube Channel
Bashkohu me ne në Facebook
Ndihmë për konsumatorin 24h

Cilësia sa më e lartë produkteve tona është prioriteti dhe suksesi ynë

Ne në Frutex kemi instaluar një regjim të rreptë për mbikëqyrjen e cilësisë dhe kjo ka dhënë rezultate konkrete në përmirësimin e vazhdueshëm të produkteve tona. Laboratori ynë mundëson mbikëqyre të vazhdueshme të cilësisë. Kjo na mundëson që konsumatorëve tanë t'ju ofrojmë produktet më të mira në vend.

Pamje nga laboratori ynë


Frutex SH.P.K. i kushton vëmendje të veçantë cilësisë dhe mbikqyrjes së saj, andaj për këtë qëllim ne kemi angazhuar shumë institute kompetente si mbikqyres të vazhdueshëm të cilësisë siç janë:

  • Instituti Austriak LAW GmbH
  • Instituti Kombëtar i Shendetësiës Publike të Kosovës
  • Instituti Bujqësor i Kosovës
  • dhe nga laboratori që operon në kuadër të fabrikës

Teknologji me standarte evropiane

Ne nuk kemi kursyer angazhimin dhe investimet në krijimin e kushteve adekuate për prodhim cilësor sipas standardeve evropiane. Produktet tona mbikëqyren edhe nga instituti për shëndetësi publike i Kosovës, dhe deri më tani kemi arritur vetëm rezultate pozitive, kurse ne vazhdojmë të mbesim të përkushtuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë.

Teknologji brenda standardeve evropiane dhe botërore

ISO Standarde

Frutex është gjithmonë në ndjekje të standardeve dhe procedurave evropiane dhe botërore që kanë të bëjnë me cilësinë dhe prodhimin. Për këtë arsye Frutex është certifikuar edhe me ISO standarde ISO 22000:2005

Përfshihuni edhe ju në ngritjen e cilësisë në Frutex

Ne jemi të hapur dhe të interesuar që gjithmonë të marrim mendimin apo sugjerimet e konsumatorëve tanë që kanë të bëjnë me prodhimet tona, e sidomos me cilësinë e tyre, andaj përmes kësaj forme ju ftojmë që të na dërgoni komentet apo sugjerimet tuaja: