Facebook Share Youtube Channel
Bashkohu me ne në Facebook
Ndihmë për konsumatorin 24h

Golden Eagle - Pije e energjike që përmban taurinë

Shija më dominante e energjisë të cilën mund ta gjeni. Ne nuk bëjmë vetëm marketing por energjia brenda kanaqes është e vërtetë

Golden Eagle nuk përmban alkool, është një pije absolutisht e re, pasi që në tregun kosovar ndodhet nga muaji maj i vitit 2006 dhe që nga atëherë ka filluar të tregoj sukseset e veta si pije energjike e cila preferohet nga të rinjtë. Golden Eagle përveç freskisë dhe shijes së mirë që ofron, furnizon edhe trupin me energji.
 
 Golden Eagle është prodhuar ekskluzivisht për të furnizuar trupin me energji përmes vitaminave që përmban, kështu kjo pije energjike nxit qarkullimin më të mirë të gjakut dhe stimulon sistemin nervor, po ashtu rritë nivelin e përqendrimit dhe largon lodhjen.

Disa nga përparësitë që ofron Golden Eagle

  • Furnizon trupin me energji
  • Largon lodhjen dhe plogështinë
  • Simulon sistemin nervor dhe ngrit përqendrimin
  • Mundëson largimin e gjumit dhe ngrit fokusimin
  • Nuk përmban alkool
  • Ndihmon shoferët për vozitje të gjata

Detaje tjera me rëndësi

Edhe pse kjo pije është e preferuar, ajo nuk dedikohet për të gjithë personat. Këtë pije nuk preferohet ta përdorin fëmijët, pastaj personat me probleme të zemrës, si dhe ata që kanë ndjeshmëri ndaj kafeinës.

 

Golden Eagle si qëllim kryesor ka që të nxisë simulimin e trupit dhe krijimin e energjisë së re të trupit kundrejt lodhjes dhe sprovimeve fizike të njeriut. Preferohet për sportistë të ndryshëm, përveq rasteve ku është e ndaluar me rregulloret sportive, për shoferët të cilët vozitin për kohë të gjata, pastaj preferohet për ata që punojnë në kompjuter për kohë të gjatë, punë tjera që kërkojnë përqendrim të lartë, dhe për punëtorët fizik.

Golden Eagle përbëhet nga uji i gazuar, sheqeri, ekstrakte të bimëve, acid limoni, vitamina, taurin deri 400 mg/l, kofeinë deri në 250 mg/l, e konservuar me natrium benzoat 120 mg/l., dhe preferohet që gjithmonë të konsumohet e ftohtë. Golden Eagle nuk përmban elemente të padëshiruara për trupin dhe në përgjithësi shëndetin, dhe kontrollohet vazhdimisht nga instituti kombëtar i shëndetësisë së Kosovës ndërsa para konsumit konsumatori gjithmonë duhet të ketë kujdes për datën e prodhimit e cila gjendet poshtë Kanaqes

Golden Eagle mbushet në kanaqe alumini në sasi prej 250 ml, ndërsa prodhimi dhe shtypja e këtyre kanaqeve bëhet në Holandë, fakt ky që rritë përtej masës së dëshiruar cilësinë dhe ruajtjen e freskisë së kësaj pije energjike.