
Rregullorja dhe privacia
Frutex është i inetersuar të mbroj konsumatorët dhe vizituesit e saj. Përmes kushteve dhe rregullores së Frutex ne kemi rregulluar çështjen e vizituesve të faqes tonë dhe shkëmbimit të informacioneve përmes komunikimit me e-mail ose me telefon
Kushtet e përgjithshme
Frutex është Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar dhe operon në Kosovë. Frutex është ndërmarrje prodhuese dhe prodhon Golden Eagle, Relax. Frutex lëngjedhe etj. Frutex me lokacion ndodhet të Therandë (Suharekë) dhe me qendër shpërndarje poashtu në Therandë.
Përmes ueb faqes tonë ne jemi të interesuar që ti ofrojmë sa më shumë informacione konsumatorëve dhe vizituesve të faqes tonë. Ne gjithashtu përmes ueb faqes tonë dhe formave në ueb faqe mund të mbledhim emrat e-mail adresat me dëshirën e vizituesve.
Informacionet personale, konkretisht emrat dhe e-mail adresat nuk do të shpërndahen, publikohen ose shiten ndonjë pale tjetër me asnjë kusht. Këto të dhëna mbesin pronë e mbrojtur e ndërmarrjes Frutex SH.P.K. dhe vetëm kjo ndërmarrje ka të drejtë ti përdorë ato varësisht prej dedikimit të tyre.
E-mail lista dhe komunikimi
Frutex SH.P.K. posedon e-mail listën ku regjistrohen vizituesit. Frutex SH.P.K.gëzon të drejtën që kësaj e-mail listë ti dërgoj e-maila njoftues dhe promovues. Çdo anëtarë i kësaj liste duhet ta konfirmoj dhe pranoj anëtarësimin në e-mail listën tonë, duke klikuar në linkun konfirmuas të cilin ua dërgon Frutex SH.P.K. përmes e-mailit secilit anëtarë të regjistruar rishtazi.
Frutex SH.P.K. në çdo e-mail e dërgon edhe linkun për largim nga e-mail lista, duke i mundësuar anëtarëve të çregjistrohen dhe të mos marrin më e-maila nga Frutex SH.P.K.
Web faqja dhe përmbajtja
Materiali dhe përmbajtja në këtë faqe janë pronë e Frutex SH.P.K. dhe si e tillë mund të jetë e mbrojtur përveç materialeve ku lejohet shkarkimi dhe përdorimi. Në ueb faqe mund të rrëshqasë material i vjetër ose që nuk është mirëmbajtur, për të cilin Frutex SH.P.K. nuk merr përgjegjësi direkte.
Frutex SH.P.K. dhe prodhuesi i ueb faqes nuk janë përgjegjës për radhitje të papërshtatshme ose përmbajtje të reduktuar nëse nuk i keni shfletuesit e rinj.
Produktet Tona

Golden Eagle
Energy Drink
Golden Eagle lider në Kosovë dhe rajon si simbol i cilësisë dhe shijës së përkryer .Golden Eagle ka filluar të pushtoj edhe botën duke qenë prezente në 29 vende.